Nr 5
Kritikë e hulumtimit të Hamerit  


Hameri dhe ekipi i tij patën rekrutuar një grup prej 76 meshkujsh homoseksualë nga një program për trajtimin e SIDA-s. Të gjithë ata patën thënë që kishin të paktën një vëlla homoseksual dhe një model të fortë orientimi homoseksual tek dajallarët por jo tek xhaxhallarët. Ekipi i Hamerit hodhi hipotezën që kjo duhej të pasqyrohej në ndonjë gjen të kromozomit X. Mashkulli e merr kromozomin X nga një nga dy kromozomet X të nënës së tij, dhe kromozomin Y nga i ati. Meqenëse nënat nuk ishin homoseksuale, u hodh hipoteza që ishte një nga dy kromozomet e saj X që e mbarte gjenin pederast. Prandaj, në një popullatë të përgjithshme, rreth gjysma e fëmijëve meshkuj do të përfundonin me kromozomin X që mbart gjenin pederast dhe gjysma tjetër jo. Por në mostrën prej 40 çiftesh të vëllezërve homoseksualë, jo vetëm gjysma e tyre (dmth. 20) por plot 33 nga ta kishin një kromozom X që kishte një ndryshim në gjenin q28 që ishte jo tipik për modelin normal të bashkimit. Meqenëse ky numër (33) ishte shumë më i lartë nga i parashikuari (rastësisht) 50% ata menduan që ky gjen i veçantë mbarte orientimin mashkullor homoseksual. Megjithatë, kishte edhe 7 çifte të tjerë meshkujsh homoseksualë që nuk e kishin këtë “shënim” në gjen. Nëse ky zbulim ishte i vërtetë dhe i ndershëm dhe si rrjedhim mund të përsëritej në studime të mëvonshme, përfundimi mund të përkufizohej këtu: Ky kromozom i veçantë nuk është as i nevojshëm, as i mjaftueshëm për të shkaktuar homoseksualitetin. Nuk është i nevojshëm sepse 7 nga 40 çiftet homoseksuale nuk e kishin një model të tillë. Dhe nuk ishte i mjaftueshëm sepse studimet e mëvonshme nga ekipi i Hamerit (duke përfshirë vëllezërit jo homoseksualë me të njëjtin sfond) treguan që disa nga këta vëllezër heteroseksualë kishin të njëjtin shënim në gjenin q28. Një shënim dhe lidhje e tillë në gjen nuk është një përkufizim i pranueshëm për një “gjen pederast”. Por (dhe vetëm nëse hulumtimi do të ishte i ndershëm) mund të të argumentohet që mund të ketë ndonjë karakteristikë tjetër e lidhur me këtë gjen të veçantë që mund të japë tendencën gjenetike ndaj sjelljes që kërkon gjëra të reja. Kush e di se çfarë mund të jetë?