pre-ref 10  


Ref. 10A:
Kjo referencë është në anglisht dhe diskuton shumë raporte dhe prova të numrit më të lartë të pedofilisë tek meshkujt homoseksualë. E përkthyer në gjuhën tuaj lexon (pjesërisht):
“Një studim mbi pedofilinë në Revistën Psikiatrike të Universitetit të Otauas tregoi: ‘Sipas letërsisë, gjetje të përmasave dy me një të pedofilëve heteroseksualë ndaj atyre homoseksualë janë të dokumentuara.’
Duke ju referuar raportit të Bredfordit dhe ekipit të tij [20]:
Xhon M. U. Bredford, dhe ekipi, "Heterogjeniteti/Homogjeniteti i Pedofilisë," Revista e Psikiatrisë së Universitetit të Otauas 13 (1988): 225. Diku tjetër studimi thekson: ‘Hulumtuesit kanë përcaktuar përafërsisht në mënyra të ndryshme ndodhinë e pedofilisë homoseksuale nga 19 përqind deri në 33 përqind të ngacmimeve të raportuara,’ faqja 218.”
 

Për të parë tekstin origjinal në anglisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: __):        

Ref. 10B:
Kjo referencë është në anglisht dhe diskuton gjithashtu provat e shumta të përqindjes më të lartë të pedofilisë tek meshkujt homoseksualë. E përkthyer në gjuhën tuaj lexon (pjesërisht): 

“Pavarësisht përpjekjeve të aktivistëve homoseksualë për ta larguar jetesën pederaste nga pedofilia, një lidhje shqetësuese mbetet midis këtyre të dyjave. Ndërsa shumë homoseksualë sot mund të mos kërkojnë partnerë seksualë të rinj në moshë, provat tregojnë që numra tepër të mëdhenj meshkujsh pederastë kërkojnë meshkuj ose djem adoleshentë për partnerë seksualë. Lidhja e homoseksualitetit dhe pedofilisë tregohet më poshtë.

Pedofilia në kulturën pederaste
Thorstadi citon Xhim Kepnerin, kujdestarin e Arkivave Ndërkombëtare të Pederastëve dhe Lezbikeve në Los Anxheles. Ai thotë: ‘Një gjë që kam dashur të them është që nëse nuk i pranojmë ata që duan djem në mesin tonë sot është më mirë që të mos flasim më as për Grekët e Lashtë, Mikelanxhelon, Leonardo da Vinçin, Oskar Ualjdin, Ualt Uitmanin, Horejsho Algerin, dhe Shekspirin. Më mirë të mos i quajmë ata pjesë së trashëgimisë sonë nëse nuk jemi gati të zgjerojmë kuptimin tonë të asaj që do të thotë të jesh pederast sot. [20]’……

Në 1985 Shoqata e Amerikës Veriore të Dashurisë Burra-Djem (NAMBLA), e cila haptas mbron “seksin të rritur-fëmijë”, u pranua si anëtare e këshillit të Nju Jorkut të Organizatave Lezbike dhe Pederaste si dhe e Bashkimit Ndërkombëtar Pederast – tashmë Bashkimi Ndërkombëtar i Lezbikeve dhe Pederastëve (ILGA). Në mesin e viteve 1990 lidhja e ILGA-s me NAMBLA-n dhe grupe të tjera pedofile i kushtoi asaj statusin si Organizatë Joqeveritare tek Kombet e Bashkuara.[21]
 

Për të parë tekstin origjinal në anglisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 192 k):