pre-ref 20  


Ref. 20:
Kjo referencë (në anglisht) është nga “Baballarë për Jetë”, një burim i shkëlqyeshëm informacioni nga NARTH-i (Bashkimi Kombëtar për Hulumtimin dhe Terapinë e Homoseksualitetit) dhe është shkruar nga Dejl Oliri. E përkthyer në gjuhën tuaj lexon (pjesërisht):


PËRJETIME FËMIJËRORE TË MESHKUJVE HOMOSEKSUALË

Nga Dejl Oliri

Maj 1998

Për Bashkimin Kombëtar për Hulumtimin dhe Terapinë e Homoseksualitetit (NARTH)

Për djalin e zakonshëm, zhvillimi merr një rrjedhë të ditur. Ai është lindur gjenetikisht mashkull dhe zbulon në një moshë të re që rraca njerëzore është ndarë në dy grupe, meshkuj dhe femra, dhe që ai është mashkull. Ai identifikohet me meshkuj të tjerë, në veçanti me të atin, dhe imiton sjelljen mashkullore. Këto sjellje pohohen dhe nga të rritur dhe fëmijë të tjerë. Ai lidhet me një grupmoshë djemsh. Hormonet në trupin e tij krijojnë ndryshime në tru të cilat i forcojnë dhe drejtojnë shabllonet e sjelljes mashkullore. Ai tërhiqet seksualisht nga seksi i kundërt – domethënë vajza – dhe ka mundësi që të fantazojë për marrëdhënie seksuale, madje edhe të përfshihet në të tilla me femra. Liane Pejn, një ekspert i shërimit të seksualitetit të thyer, e përshkruan burrërinë “jo si diçka që duhet mësuar, por si cilësi që duhet shijuar dhe përjetuar”. Sipas Pejnit, burrëria brenda djalit nxirret nga burrëria jashtë tij. (Pejn 1985, f.11) Por në disa raste, nuk ndodh zhvillimi normal. Ai mund të përjetojë mohim nga babai i tij ose nga moshatarët e tij, ose nga të dy. Ai mund ta hedhë poshtë të atin si model sjellje. Djali si fëmijë mund të shprehë dëshirën që të jetë një vajzë dhe që të imitojë sjellje femërore në vend të asaj mashkullore ose mund ta kuptojë që është mashkull por të mos ndjehet aq i tillë. Me afrimin e pubertetit dëshira e tij për meshkuj mund të transformohet në një tërheqje seksuale ndaj meshkujve të tjerë, duke e shkaktuar atë që të fantazojë për meshkuj të tjerë në vend të femrave dhe si rrjedhim ta tërheqë atë në marrëdhënie seksuale me meshkuj. Artikulli në vazhdim do të krahasojë përjetimet fëmijërore të atyre meshkujve që zhvillojnë një identifikim të plotë mashkullor dhe heteroseksual me ata që nuk e bëjnë diçka të tillë. 


Për të parë tekstin origjinal dhe në mundësi për të shkarkuar kapitujt e tjerë të Baballarë për Jetë (në anglisht) klikoni këtu  madhësia e skedarit: 144 k)