pre-ref 22  


Ref. 22:
Kjo referencë (në anglisht) është e librit “Marketingu i së Ligës” nga Dejvid Kupelian. Në librin e tij Kupeliani shpjegon si një libër nga Kërk dhe Madsen (“Pas Vallëzimit: Si do ta Humbë Amerika Frikën e Saj ndaj Pederastëve në vitet 90”) u bë një shabllon i agjendës homoseksuale dhe i suksesit të tyre spektakolar në përhapjen e sodomizmit jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën. E përkthyer në gjuhë tuaj lexon (pjesërisht):


Konferenca e Luftës
Në shkurt të 1988, rreth 175 aktivistë kryesorë përfaqësues të grupeve homoseksuale nga i gjithë vendi mbajtën një konferencë luftarake në Uarengton, Virxhinia, për të planifikuar lëvizjet e tyre të ardhshme. Shumë shpejt më pas, aktivistët Marshall Kërk dhe Hanter Madsen i shkruan në formën e një libri marrëdhëniet publike të thella të planifikuara që ata po mbronin me kolegët e tyre të të drejtave të pederastëve për disa vjet me radhë.

Kërk dhe Madsen nuk ishin nga ai lloj aktivistësh qesharakë që të hynin me forcë në kisha dhe të hidhnin prezervativë në ajër. Ata ishin të zgjuar – shumë të zgjuar. Kërk, një hulumtues i neuropsikiatrisë i edukuar në Harvard, punonte me Studimin Xhon Hopkins për të Rinjtë e Çmuar Matematikisht dhe krijonte teste për të rriturit me koeficient inteligjence mbi 200. Madseni, me një doktoratë në politikë nga Harvardi, ishte një ekspert i taktikave të bindjes publike dhe marketingut shoqëror. Së bashku ata shkruan “Pas Vallëzimit: Si do ta Humbë Amerika Frikën e Saj ndaj Pederastëve në vitet 90”.

"Sa cinike që mund të duket." Shpjeguan ata, "SIDA na jep neve një shans, sado të vogël, që të vendosemi si një minoritet i persekutuar që ligjërisht të meritojmë mbrojtjen dhe kujdesin e veçantë të Amerikës. Në të njëjtën kohë,” ata paralajmëruan “krijon një çmenduri masive të pikërisht të llojit që ka sjellur gjuajtjen me gurë dhe kolonitë e leprozëve në Mesjetë dhe përpara...Si mund ta shtojmë simpatinë dhe ulim frikën? Si, duke parë dorën e keqe që na ka ndarë SIDA neve, mund ta luajmë lojën tonë?”

Përfundimi i planit të Kërk dhe Madsen? “Fushata që nënvizojmë në këtë libër, megjithëse e ndërlikuar, varet kryesisht nga programi i propagandës së paturpshme, e bazuar fort mbi parimet e përparshme të psikologjisë dhe marketingut.”


Për të parë tekstin origjinal në anglisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 496 k)