pre-ref 43  


Ref. 43:
Kjo referencë është e një takimi të mbajtur nga “HomO” (Prokurori për të drejtat e homoseksualëve) për ti dhënë mësim atyre denominacioneve që marrin mbështetje nga shteti se si ti mirëpresin homoseksualët në radhët e tyre. E përkthyer në gjuhën tuaj lexon (pjesërisht):


HomO: Nuk mund ti mohoni anëtarët

Liria e fesë është e kufizuar tek të drejtat për tu mbledhur për shërbesa – jo ti mohoni ndonjërit liri të plotë anëtarësie në kishë. Ky ishte mesazhi i djeshëm nga HomO gjatë takimit me përfaqësues të denominacioneve. Ai donte një përgjigje për një pyetje të caktuar: Çfarë janë masat që po marrin denominacionet për të parandaluar diskriminimin e homoseksualëve? 

Pas një ore e një çerek takimi aq i përfolur kishte përfunduar. Sipas delegacionit të denominacioneve, takimi u mbyll me marrëveshje. Nuk pati protokoll dhe asnjë nga përfaqësuesit e HomO-s nuk mbajti shënime për takimin..... 

Kërkon një përgjigje
Siç doli, HomO Hans Yterberg kërkoi një përgjigje për pyetjen: Ai do të dijë nëse ne diskriminojmë, siç përkufizohet në ligjin e ri kundër diskriminimit .... Në paraqitjen e tij, HomO e bëri të qartë që liria e fesë do të thotë vetëm liria për të zhvilluar shërbesa, jo për të zgjedhur anëtarët...
"Unë i thashë që unë u rrita në një denominacion të pavarur dhe që të gjitha këto kisha punojnë për marrëdhëniet e mira midis njerëzve”, tha Mariane Andreas..
Hans Yterbergu tha që tani është në dorë të denominacioneve të caktojnë një datë të re për një takim të ri që të planifikojnë përgjigjen e pyetjes...
 


Për të parë tekstin origjinal në suedisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 2.2 MB)