pre-ref 47  


Ref. 47:
Në kundërshtim të plotë me hedhjen poshtë nga pastor Hedini të predikimit të pastor Grinit, udhëheqësi i lëvizjes së re karizmatike Fjala e Jetës (në suedisht: Livets Ord) Pastor Ulf Ekmani, tregoi mbështetjen e tij të plotë për pastor Grinin. Fjala e Jetës nuk merr mbështetje financiare nga qeveria suedeze. Në 2 gusht të 2004 – rreth 2 ose 3 javë pas dënimit të Grinit nga ana e Hedinit – gazeta Bota Sot (në suedisht: Världen idag) – disi e lidhur me Fjalën e Jetës – botoi këtë artikull (i përkthyer pjesërisht në gjuhën tuaj):


Ajk Grini merr mbështetjen e 5500 njerëzve

Ulf Ekmani foli për mungesën e dashurisë në vendin tonë

Nuk ka dashuri në vendin tonë. 

Kjo ishte pika fillestare e predikimit të Ulf Ekmanit gjatë shërbesës së mbrëmjes së kaluar të Konferencës Europiane të Dielën e kaluar. 

Në predikimin e tij ai gjithashtu foli për dënimin fajtor të pastorit pentekostal Ajk Grin. Mes të tjerash ai tha:

"Është e dhimbshme për krishterimin në Suedi kur asnjë udhëheqës denominacionesh nuk jep mbështetjen e tij."

"Kisha e Perëndisë në këtë botë duhet të jetë roje dhe drita në errësirë. Vetëdrejtësia dhe kompromisi janë dy gropa që na e heqin fuqinë e duhur për këtë detyrë. Nëse nuk ja dalim mbanë, atëherë mëkati futet në veprim ",vazhdoi Ulf Ekmani, dhe më pas vazhdoi të flasë për dënimin fajtor të Ajk Grinit dhe pyetjet për jetesën homoseksuale. 
"Perëndia e bekoftë Ajk Grinin", tha Ulf Ekmani, dhe kështu pati një duartrokitje spontane ndërsa e gjithë bashkësia u ngrit në këmbë.
 


Për ta parë tekstin origjinal në suedisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 1.1 MB)