pre-ref 52  


Ref. 52:
Kjo referencë është e një faqe interneti nga Kisha e Krishterë e Urë-Ndërtuesve (në suedisht: Brobyggarna Kristen Församling) në Gëteberg.  Artikulli origjinal u botua në Gazetën e Gëteborgut në 2 janar 2002. Artikulli diskuton disa deklarata të çuditshme të Arqipeshkvit të Kishës Suedeze (në suedisht: Svenska Kyrkan) 

I përkthyer në gjuhën tuaj artikulli lexon (pjesërisht):  


NJË ARQIPESHKV JO I KRISHTERË

A nuk u lind Jezusi nga një vajzë e virgjër, virgjëresha Mari? A nuk ndodhi në një stallë në Betlehem? A nuk ishte në lidhje me një numërim popullsie për të cilën Jozefi dhe Maria shkuan? A nuk erdhën të mençurit nga Lindja, të udhëhequr nga një yll, për të parë lindjen e Mbretit të Çifutëve?

Nëse është për ti besuar arqipeshkvit KG Hamar, dhe ‘Mendimeve të Krishtlindjeve’ të tij në TV1 natën e krishtlindjeve, nuk mund të jemi të sigurt sot për asnjërën nga këto. Por ne duhet të besojmë në ”Ungjillin e Krishtlindjeve” që tregoi arqipeshkvi, domethënë

  • E folura për lindjen e virgjër shpreh një ëndje të njerëzimit, sidomos të çifutëve, që të lidhen me Perëndinë.
  • Vëmendja e përqendruar në lindjen e Jezusit duhet të kuptohet nga perspektiva e atyre kohërave të shtypjes së romakëve.
  • Jezusi nuk ishte ’i vetmi’ bir – Psalmet e përshkruajnë mbretin e Izraelit si birin e Perëndisë. Emërtimi i Jezusit si i tillë ka më shumë të bëjë me kualifikimin e tij se me njohjen e vërtetë hyjnore.
  • Vizita nga të mençurit nga Lindja është një shprehje e madhe e ëndjes së njerëzimit të Perëndinë sesa një fakt historik.

Kur një përfaqësues i teologjisë dhe i Kishës mohon vërtetësinë e fakteve historike të lëna nga dëshmitarët e parë, apostujt, atëherë dëshmitë nga autoritete laike na pushtojnë. Astronomët britanikë Dejvid Klark, Xhon Parkinson dhe Riçard Stivenson para disa vjetësh zbuluan që kishin parë të gjitha dokumentet historike astronomike të botës për vitet 10 P.K. derin në 13 M.K. Në shënimet astronomike në Kinë dhe Kore ata gjetën informacion mbi ’yllin’ e çuditshëm që ishte parë në hapësirë mbi Lindjen e Mesme rreth vitit 4 P.K., me fjalë të tjera në kohën e lindjes së Krishtit.

Për fat të keq, deklaratat nga arqipeshkvi nuk janë pa lidhje në punën e tij. Përkundrazi. Është vetëm një pjesë e pamjes më të madhe të paraqitur në librin e tij të botuar vjet: ‘Ecce Homo-Jezusi pas dy mijë vjetësh’.  Aty ai hedh poshtë burimet autoritare për ngjarjet historike nga të cilat lindi besimi ynë i krishterë. Asnjë nga informacionet për çfarë Jezusi bëri dhe tha nuk duhet të merren fjalë për fjalë dhe seriozisht.

Ky mohimi origjinalitetit të shënimeve biblike vjen nga arqipeshkvi në një kohë kur hulumtimi autoritar biblik suedez – duke përdorur metoda hulumtimi laike – ka treguar të kundërtën, domethënë besueshmërinë e shënimit biblik. (Shih shkrimin e Profesorit Emeritus Emeritus Birger Gerhardson ‘Memory and Manuscript’, 1961).

Fakti që arqipeshkvi vetë e ka bërë këtë mohim, e bën më të vështirë për tu pranuar. Emërtimi i tij (dmth.’Arq’ në Arqipeshkv) tregon se ai, më shumë se të gjithë duhet të mbrojë besimin e pastër dhe predikimin e pa njollosur të Ungjillit.

Nga: Samuel Svenson, pastor Pentekostal dhe kandidat për doktor në ekzegjezën e Dhiatës së Re (hulumtimit biblik që shpjegon librat e Biblës).


Për të parë tekstin origjinal në suedisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 64 k)